Të fundit

Ish-guvernatori i BQK-së, Mehmeti: Raporti i 2023-ës nuk do të ishte i tillë pa menaxhimin tim

Ish-guvernatori i i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se sukseset që ka arritur ky institucion bankar janë falë menaxhimit të viteve të kaluara dhe tre muajve të parë të 2023-së.

Mehmeti përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se rezultatet e BQK-së të vitit 2023, janë falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara.

“Raporti vjetor i BQK-së për vitin 2023, flet për sistemin financiar në vend, rolin që BQK ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar dhe nuk do të ishte i tillë pa harruar menaxhimin tim si guvernator i BQK-së deri në 29 mars 2023. Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të suksesshëm të viteve të kaluara duke përfshirë edhe tre muajt e parë të vitit 2023, e që për fat të keq menaxhmenti i tanishëm nuk dëshiron t’i përmend e arsyet i dijnë vetëm ata”, thotë ai.

Mes tjerash, ai ka shkruar se “rezultatet e kaluara nuk do të ishin aq mbresëlënëse pa shikuar rolin që ka pasur dhe luajtur BQK në menaxhimin e COVID-19, luftën në Ukrainë, si dhe efektin që kanë pasur dy këto probleme në sistemin financiar, në gjithë botën dhe në Kosovë”.

“Raporti flet për qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe për realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara në bazë të ligjit, por nuk duhet harruar edhe bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me akterë ndërkombëtarë si FMN, Banka Botërore, BE, SHBA, etj”.

Tutje, ai ka pohuar se është e rëndësishme që sukseset dhe arritjet që i ka lënë në BQK të jenë një ndihmë për sistemin financiar dhe bankar në vend edhe për të ardhmen.

“Përveçse mbajtja e qëndrueshmërisë financiare dhe bankare në Kosovë siguron stabilitet ekonomik dhe financiar të vendit, ajo gjithashtu ndihmon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë të vendit.

Një sistem financiar funksional dhe i sigurt lejon qytetarët dhe bizneset të kenë qasje të lehtë dhe të besueshme në shërbime financiare, duke kontribuar kështu në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin dhe kjo arrihet duke mos harruar të kaluarën dhe stabilitetin financiar në Kosovë”.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci