Kombëtarja e Gjermanisë është kombëtarja e dytë që ka arritur fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Gjermania mposhti Danimarkën, për të siguruar çerekfinalen.
Në minutën e 54-të të ndeshjes, Havertz arriti që ta dërgonte topin në portë pas një penalltie të fituar nga gjermanët.
Ndërsa në minutën e 69-të të takimit, golin e dytë për gjermanët e shënoi Musiala, pas një pas asistimi nga Scholtterbeck
Gjermania do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Spanjë – Gjeorgji.