Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Lajmim ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në ora 16:40, në magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin në Lluzhan, ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë”, është shprehur Ahmeti.
Ajo tha se personi i lënduar është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.
