Të fundit

Xhemajl Rexha për të dytin mandat Kryetar i AGK-së

Gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Rexha, ka marrë 160 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga portali Demokracia, Mentor Buzhala  31 vota, raporton Paparaci.

“Xhemajl Rexha rizgjedhet Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Me Statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini). Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express)”, ka njoftuar AGK përmes një postimi në Facebook.

Mandati i kryetarit dhe bordit të AGK-së është trevjeçar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci