Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit, pas deklaratës që gjatë tri vjetëve qeverisje të tij janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.
Ajo i kërkoi Kurtit që të deklarohet rreth dy rasteve të fundit në Ministrinë e Kulturës, ku iu dhanë qindra mijëra euro një OJQ-je që e ka themeluar vetë Hajrulla Çeku dhe një OJQ-je tjetër ka lidhje me motrën e deputetit të VV-së, Artan Abrashi.
“Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së. Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste?”, shkroi Bajrami.
Shkrimin ajo e përfundoi me pyetjen drejtuar kryeministrit: “Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet!”.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.
Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU