Të fundit

Bunjaku – Rexhepi: Kurti është mashtrues tipik

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, nuk i beson sondazheve që Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë në zgjedhjet e radhës.

Kështu u shpreh ajo në emisionin Info Magazine, duke shtuar që “nuk i besojmë sondazheve absolutisht, ne si LDK jemi duke e bërë punën tonë në terren, jemi të konsoliduar më shumë se kurrë dhe garojmë për vendin e parë”.

Ajo tutje e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si mashtrues tipik që i mashtron qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa për presidenten Vjosa Osmani vlerësoi se ka përfituar prej Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ta gëzojë sot pozitën e presidentes.

“Tani ajo do të duhej ta respektojë kushtetutën dhe të bëjë një shkëputje nga Kurti sepse ai është thjesht një mashtrues i qytetarëve dhe kjo nuk i bën nder nëse është bashkë me të”, u shpreh Bunjaku-Rexhepi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci