Të fundit

Rama qorton kryetarët e bashkive: Në këto dy qytete ka rritje absurde të çmimeve

Kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit për sezonin turistik veror veçoi se ka një rritje të çmimeve në krahasim me vitin e shkuar.

Në mënyrë specifike ai ndau qytetet e Vlorës dhe Sarandës.

Kryeministri shqiptar tha se kryetarët e këtyre dy bashkive duhet të komunikojnë me operatorët që i kanë rritur çmimet, duke thënë se “kjo është strategji vetëvrasëse”.

“Në këto dy qytetet ka një rritje absurde të çmimeve ndaj është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve. Duhet t’u thuhet që kjo është strategji vetëvrasëse, së pari për ata. Duhet të komunikohet dhe të flitet. Kosto e rritjes së çmimeve vitin tjetër ka një kosto të jashtëzakonshme. Përpara se të jetë vonë flisni që çmimet të jenë të arsyeshme”, tha Rama.

Rama tha se ka një propagandë me shifrat e turizmit, duke shtuar se këtë vit ka 25 për qind më shumë turistë nga Kosova.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci