Të fundit

Komandantët e KFOR-it dhe EULEX-it diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Komandanti I misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar me shefin e misionit të BE-së për studimin e ligjit (EULEX), gjeneralmajor Giovanni Pietro Brabano, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, ata gjatë takimit, kanë ndarë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

“Ata diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë, për përpjekjet e përditshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci