Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” janë futur në grevë që disa ditë për shkak të problemeve me pagat.
Minatorët kosovarë nuk kanë marrë paga tash e dy muaj.
Por, partia në pushtet i ka harruar minatorët kosovarë.
Qeveria e Vetëvendosjes hesht vetëm kur kjo ndodhë në Kosovë, por për të përfituar politikisht ata shkojnë e merren edhe me protestat e punëtorëve në vende të tjera.
Më 11 prill 2021, deputetët e Lëvizja Vetëvendosje nga Kuvendi i Kosovës së bashku me kandidatët për deputetë të këtij subjekti politik në zgjedhjet e atjeshme, kishin protestuar së bashku në Shqipëri.
Enver Dugolli ishte parë duke mbajtur një fjalim para turmës teksa prapa tij qëndronte pankarta “Për ne, jeni pushtues”. Aty i pranishëm ishte edhe deputeti tjetër i LVV-së, Agon Batusha.
