Të fundit

Vetura e vjedhur në Graqanicë gjendet në Skenderaj

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur një ditë më parë në Stacionin Policor në Graqanicë.

Siç thuhet në njoftim, hetuesit policor mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin e veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e mesditës së sotme, në qytetin e Skenderajt kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMW.

Po ashtu Policia njofton se gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila një ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në zonën e Graqanicës.

“Ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci