Të fundit

Haradinaj – qytetarëve serbë për protestën në veri: Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serbë që të mos bijnë pre e provokimit të politikanëve, siç i quajti ai “shkurtpamës” në protestën që pritet të mbahet sot.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë”

“Qytetarë serbë të Kosovës,

Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.

Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.

Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci