Të fundit

Digjet deponia e mbeturinave ilegale në Kodrën e Trimave

Një zjarr i madh ka ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një deponi ilegale të mbeturinave që është kapluar nga flakët.

Lidhur me këtë detaje ka dhënë komandanti i Zjarrfikësve në kryeqytet Malë Gashi.

“Ekipet i kemi dërguar për të intervenuar. Që disa ditë ka zjarr në atë pjesë. Aty është bërë një deponi ilegale e mbeturinave, në këtë rrugën kah Zona e Panaireve në Shkabaj”, tha ai.

“E kemi angazhuar edhe një kompani private me bagera për të intervenuar për largimin e mbeturinave. E kemi të vështirë shuarjen e zjarrit vetëm me ujë, për shkak se aty ka lloj lloj mbeturine”, theksoi Gashi për Klankosova.tv.

I pari zjarrfikësve të Prishtinës shtoi se “dëme në shtëpi nuk ka, ka ndeshje të barishteve aty”.

“Po ashtu normalisht është shkaktuar ndotje e madhe e ambientit”, tha Gashi.

Gashi tha se nuk dihet ende se si ka ndodhur zjarri në këtë deponi.

Këtyre ditëve kur Kosovën e kanë kapluar vapa e madhe dhe temperaturat shkojnë mbi 35 gradë Celsius, janë krijuar shumë vatra të zjarrit.

Ekipet e zjarrfikësve në disa zona po hasin edhe në vështirësi për të intervenuar.

Andaj, për t’i bërë ballë flakëve, ndihmë është kërkuar nga KFOR-i.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci