Të fundit

Kurti mbledh kabinetin e tij, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e ekzekutivit e cila pritet të fillojë në ora 10:00, në rend të ditës janë 24 pika.

Ndër të tjera, sot do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Tutje, do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci