Të fundit

Ndahen 6.5 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se do të ndahen 6.5 milionë euro për të subvencionuar tekstet dhe materialet shkollore për nxënësit e shkollave.

“Për arsim do të ndajmë 6.5 milionë euro për të kompletuar shumën e nevojshme për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore”, tha Kurti.

Dje ministrja Nagavci, në një konferencë për media, bëri të ditur se edhe këtë vit do të jetë praktika e njëjtë si në vitin e kaluar, pra prindërit do t’i blejnë librat e më pas do të subvencionohen.

Për fëmijët nga klasa e parë në të pestën shuma e subvencionimit do të jetë 80 euro, ndërsa për 6-9 do të jetë 110 euro.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci