Të fundit

PDK-ja dhe VV-ja merren vesh në gjykatë për përleshjen fizike në Kuvend

Arrihet marrëveshje mes PDK e LVV për përleshjen fizike në seancën e Kuvendit të Kosovës

Është arritur marrëveshja në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe zyrtarëve të qeverisë. Kështu ka bërë të ditur Ardian Megjani, avokati i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Megjani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023.

“Pas seancave dhe negociatave në procedurën gjyqësore dhe të ndërmjetësimit, është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023. Marrëveshja e nënshkruar në mes të palëve është dorëzuar tek gjykata, dhe, e njëjta ka fuqinë përmbaruese, duke proceduar tutje me aprovim, hudhje të aktakuzës, dhe pushim të procedurës penale.” – ka shkruar ai.

Tutje ai ka përgëzuar palët e përfshira në këtë procedurë.

“Përgëzime për të gjitha palët e përfshira në këtë procedurë, përfshirë gjykatën dhe prokurorinë për qasjen konstruktive!” – ka përfunduar ai.

Një përleshje fizike kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës në korrik të vitit të kaluar.

Kjo teksa po fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu i kishte thënë “rrenc”.

Deputetët opozitarë janë parë duke u afruar te foltorja e Kuvendit të Kosovës, derisa më pas kishte nisur përleshja. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e kishte hequr një letër të vendosur nga opozita në foltore.

Kjo e kishte acaruar deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili kishte hedhur ujë nga një shishe në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi, dhe më pas, përleshja eskaloi ku ministrat e Qeverisë sulmuan deputetin Lushtaku dhe të tjerët që dolën aty.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci