Të fundit

Spanja  do të ekstradojë në Shqipëri Lulzim Berishën

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka vendosur të ekstradojë në Shqipëri  Lulzim Berishën. Vendimi është marrë ditët e fundit, pas gjyqit të parë që u zhvillua me 2 korrik.

Pavarësisht se 52-vjeçari, i mbrojtur nga dy avokatë spanjollë, i kërkoi rreth një muaj më parë gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri duke pretenduar se i rrezikohet jeta, dhe ka frikë nga një hakmarrje për shkak të së shkuarës së tij, Gjykata Kombëtare e Spanjës ka pranuar kërkesën për ekstradim.

Prokuroria ka theksuar se atij i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet në asnjë moment.

Ishte i kërkuar që prej vitit 2022. Ndërkaq u kap në vitin 2024 në Spanjë.

Lul Berisha, ish kreu i bandës së Durrësit, ka të drejtën për të apeluar, vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Në vitin 2016 arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore. Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm.

Berisha u arrestua në 2006-ën për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998­- 2000 për veprat penale “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.

Megjithatë, në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016-ën. Shkak rreth 2 vjet më parë u bë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.

Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë. Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci