Të fundit

Drecun: Kurtit i nevojitet hapja e urës për arsye politike e jo për trafik

Deputeti serb nga radhët e partisë së Vuçiqit dhe ish-shërbëtori i besueshëm i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, Millovan Drecun, ka pretenduar se çështja e hapjes së urës kryesore mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve është në fakt “me rëndësi politike për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e jo për jetën e përditshme”, shkruan tabloidi në shërbim të regjimit aktual në Serbi, “Kurir”.

Drecun ka deklaruar se dialogu është margjinalizuar, sepse “nëse çështjet që duhet të jenë në rendin e ditës i zgjidhni me veprime të njëanshme, thjesht nuk ka përparim”, transmeton Paparaci.

“Nuk e kam të qartë se ku e ka parë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndonjë lloj racizmi në deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por thjesht ajo është një “figurë karikaturë politike” e njohur për deklarata të paqarta dhe nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi kësaj. Ajo që është e rëndësishme në gjithë këtë është se çështja e hapjes së urës kryesore mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve është realisht e një rëndësie politike për Albin Kurtin dhe jo për jetën e përditshme. Trafiku ka vite që lëviz në tri ura tjera. Kjo tregon se Kurtit kjo i nevojitet për disa arsye politike”, ka thënë Drecun./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci