Të fundit

Ministri turk flet për gylenistët

Ministri i Mbrojtjes turke, Hulusi Akar, po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Ai bashkë me homologun e tij, Armend Mehaj, në një konferencë për media deklaroi se presin nga institucionet e Kosovës që të ketë veprime konkrete në lidhje me çështjen e “FETO”-s.

“Kemi takime edhe në kuadër të çështjes së FETO-s, në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret në këtë aspekt. Kjo nuk është e kërcënuese vetëm për shtetin tonë, por mund të jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, nga miqtë tanë kosovarë dhe institucionet kosovare presim të marrin veprime konkrete. Në këtë rast edhe njëherë dua ta falënderoj ministrin Mehaj për këtë mikpritje të sinqertë dhe të ngrohtë”, shprehet Akar.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi shtetasit turq.

Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016, kurse institucioni “Gulistan” konsiderohet i tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci