Të fundit

Si ishte pajtuar Kurti të dialogojë me Vuçiqin për rehabilitimin e strukturave paralele serbe në Asociacionin e komunave serbe?

Një reagim i ashpër i Bashkimit Evropian që mban datën 4 shkurt 2024, ka “zbuluar” një sekret të takimit të 14 shtatorit 2023 ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky “sekret” ishte mbajtur fshehur për rreth 5 muaj, por që doli në shesh në reagimin e Bashkimit Evropian kundër aksioneve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa zyreve që funksiononin si institucione paralele dhe të jashtëligjshme të Serbisë brenda territorit të shtetit të Kosovës.

“Statusi i këtyre strukturave parashikohet të zgjidhet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me krijimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe”, thuhej në reagimin e BE-së të shkurtit të vitit 2024.

Statusi i strukturave ilegale të Serbisë ishte diskutuar pikërisht në takimin e datës 14 shtator 2023 në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në atë takim, Kurti nuk kishte kundërshtuar përmbajtjen e dokumentit të prozuar nga BE, por vetëm hapat se si do të duhej të zbatohej Marrëveshja e Brukselit e arritur më 27 shkurt 2023.

Siç do të merrej veshë edhe më vonë, Kurti e kishtë kundërshtuar fuqishëm faktin që zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit të fillonte me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas dokumentit të propozuar të BE-së për zbatimin e marrëveshjes (nenit 7 dhe 10) kërkohej “themelimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës” dhe me këtë rast edhe “shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës”.

Pra, kryeministri i Kosovës, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq kishin dialoguar në takimin e 14 shkurtit për fatin e strukturave paralele të administruara nga shteti serb dhe se si ato të kalonin apo të rehabilitoheshin në vetëmenaxhimin për serbët e Kosovës.

Në mbrëmjën e datës 14 shtator 2023, kyeministri Kurti ishte shfaqur para gazetarëve duke e kundërshtuar idenë që fllimisht të themlohet Asociacioni.

“Qartë, Neni 10 i Marrëveshjes Bazike thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel, të cilët janë të obligueshme dhe valide, e janë 39 sosh gjithsej. Por nuk mundet nga Neni 10, nga 39 marrëveshje të përzgjidhet vetëm një e tillë dhe të vendoset sikurse qerrja para kuajve, të bëhet edhe thelb edhe parakusht”, deklaronte Kurti pas takimit.

Sipas tij “Një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar. Është për të ardhur keq që emisari evropian Lajçak, e ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe kushtëzimin nga Serbia që e ka pranuar ndërmjetësi Lajçak, e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues edhe ndërmjetësues, por unë nuk mund ta pranoja një gjë të tillë duke cenuar asisoj Kosovën, Kryeministër i së cilës jam. Pra, edhe këtë dokumentin tjetër që është më i vjetër se gjashtë muaj që paraqet dokumentin e kushtëzimit të Serbisë, që njëherë asociacioni e pastaj shohim gjithashtu e kemi tani në dorë e nuk kemi qenë në dijeni se ka një dokument të tillë”.

Për të hedhur poshtë pretendimet e Kurtit se vetëm ai kishte një propozim që nuk u shqyrtua, BE kishte publikuar një ditë më vonë, më 15 shtator, dokumentin apo planin për zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes së Brukselit.

Dokumenti përmend që zbatimi do të niste me “Hapjen e procesit negociues për Statutin e instrumenteve për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë”, që nënkupton Asociacionin e Komunave, e mbi të gjitha parashihejedhe ndërprerja e strukturave të administruara të Serbisë dhe transofrmimi i tyre nën instrumentet e vetëmenaxhimit apo Asociacionit/Zajednicës

Paralelisht Serbia nuk do të insistonte më në përdorimin e asteriskut dhe fusnotës apo pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale.

Pastaj do të përmbylleshin negociatat për “Statutin e instrumenteve të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës”.

Hap i radhës, sipas këtij propozimi të BE-së, do të ishte që palët të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbaheshin nga çdo formë e dhunës, apo nxitjes së dhunës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci