Të fundit

Muhaxhiri: Çdo vonesë në dialog ka kosto të madhe për Kosovën

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo vonesë në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, do të kishte kosto për Kosovën, pasi sipas tij, në këtë mënyrë do të ruhej status quo-ja negative “dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”.

Në këtë bisedë me REL-in, Muhaxhiri flet edhe për njoftimin se Serbia ka tërhequr një letër përmes së cilës kishte shprehur rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve.

Sa i përket urës, ai thotë se hapja e saj nuk do t’ia vlente në asnjë skenar, nëse do ta armiqësonte Kosovën me aleatët dhe do ta izolonte vendin.

“Kjo do të ishte një Fitore e Pirros sepse humbjet do të eklipsonin përfitimet”, thotë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci