Një person ka vdekur pas plagëve të marra si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në një lokal të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.
“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha ajo.
Policia ka njoftuar se si pasojë e kësaj grabitjeje që ndodhi sonte janë arrestuar dy persona.
