Të fundit

Mbledhja e qeverisë – kryeministri Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt

Qeveria e Kosovës pritet të shkarkojë sot Fidaim Sahitin, drejtorin e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, të emëruar në këtë detyrë më 22 janar, 2020.

Sahiti ishte emëruar shef i ShGjK-së me vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Paparaci.

Mandati i Sahitit, shkarkimi i të cilit do të shqyrtohet në mbledhjen e 52-të të Qeverisë Kurti, është tri vjet i gjatë.

Megjithatë, shfuqzimi i vendimit të ish-kryeministrit Haradinaj, do ta hiqte Fidaim Sahitin nga pozita e drejtorit të ShGjK-së rreth dy vjet para skadimit të mandatit të tij.

Propozimi për shkarkimin e Fidaim Sahitit, ndodhet i 13-ti nga 22 pikat e rendit të ditës së Qeverisë së Kosovës, në mbledhjen që mbahet sot me fillim nga ora 10:00. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci