Kompania mjekësore, ‘KosovaMed HealthCare’, është nderuar me dy çmime prestigjioze ndërkombëtare duke u vlerësuar për kontributin dhe profesionalizmin në shërbim të komuniteteve në Kosovë.
‘KosovaMed HealthCare’ ka marrë çmimin “Community Health Impact Award” nga GSFEN Worldwide dhe “Excellence in Nursing Care Award”.
Çmimet u dorëzuan nga Amb. Dr. Rabit Sadiku, Asistent Special për Evropë i Presidentit të GSFEN.
