Të fundit

Pse lojtarët e Man United u mbyllën në dhomën e zhveshjes pas barazimit me Porton

Lojtarët e Manchester United u mbyllën në dhomën e zhveshjes për 21 minuta pas barazimit 3-3 të së enjtes në Ligën e Evropës me Porton, duke ngjallur kuriozitet mes tifozëve dhe mediave.

Barazimi dramatik i Djajve të Kuq, i arritur nga Harry Maguire në minutën e 91-të, siguroi një pikë jetike pasi lëshuan epërsinë me dy gola.

Megjithatë, festimet pas ndeshjes u vonuan pasi lojtarët e United mbetën në dhomën e zhveshjes, duke i lënë lojtarët e Portos në pritje për të ndërruar fanellat dhe gazetarët në pritje të intervistave.

Maguire, heroi i natës, hodhi dritë mbi mbledhjen e zgjatur të dhomës së zhveshjes.

Duke folur për TNT Sports, ai zbuloi se skuadra ishte e angazhuar në një analizë dhe diskutim rutinë pas ndeshjes.

“Pas çdo ndeshje, ju analizoni, flisni mes jush, trajneri flet, disa anëtarë të stafit flasin dhe lojtarët flasin gjithashtu”, shpjegoi Maguire.

“Është shumë normale. Unë kam qenë në shumë dhoma të zhveshjes pas ndeshjes ku të gjithë kanë një bisedë dhe flasin për atë që mund të bëjmë më mirë”, ka shtuar më tej ai

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci