Të fundit

Osmani: Termokos po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani tregoi që bashku me bordin e drejtorëve të Termokosit ka takuar sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se me Ramën kanë diskutuar rreth përgatitjeve të cilat i ka bërë ndërmarrja për fillimin e sezonës së re ngrohëse dhe projektet kapitale.

“Përkrahja që Kryeqyteti Prishtina po i jep Termokos në vazhdimësi, është vendimtare në transformimin e sistemit të energjisë termike për Prishtinën!”, shkroi ai.

“Prioriteti ynë është zgjerimi i rrjetit të ngrohjes – deri në mbulueshmërinë e të gjithë Prishtinës me ngrohje. Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, tha Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci