Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, e ka quajtur gënjeshtar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Kllokoqi nëpërmjet një reagimi në Facebook shprehet se ministri Murati i pati thënë në sy se TVSH-ja për gastronomët do të jetë 8 për qind.
“Morre RRENC, ne tavolin me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua qe tvsh-ne ki me vazhdu ne 8% sa te egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni.
Eshte hera e parë qe nje politikan me rren ne sy , mfalni per shprehjen RRENC po pernime jom ZHGENJY”, shkroi ai.
Prej datës 1 janar gastronomët do të detyrohen të paguajnë 16% TVSH.
