Të fundit

Ymeri: Kusari-Lila foli me Radoiçiqin me kërkesë të Kurtit

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, kryetare e grupit parlamentar i VV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë, e cila bisedë dyshohet të jetë bërë në qershor të vitit 2022, kohë kur Radoiçiq ishte i arratisur nga Kosova dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.

Ymeri ka thënë se Kusari-Lila ka folur me Radoiçiqin me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti.

“Mimoza ka shku ka fol me Radoiçiqin, e Mimoza vetë nuk ka shku me fol me Radoiçiqin. Mimoza ka shku me kërkesë të Albinit. Kjo për mua është shumë e qartë”, tha Ymeri në Dukagjin.

Ai tha gjithashtu se Kurti duhet të kërkojë shkarkimin e Kusari-Lilës nga pozita e shefes së grupit parlamentar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci