Një person ka vdekur si pasojë e shpërthimit të një cisterne në afërsi të një pompe të derivateve në Pejë të premten në mëngjes.
Vdekjen e një personi e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka deklaruar ai.
[10:17] – Shpërthim i fuqishëm në Pejë
Një cisternë dyshohet se ka shpërthyer para pak minutash në një pompë të derivateve në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se shpërthimi është dëgjuar sot rreth orës 09:40.
“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, ka deklaruar Gashi.
