Të fundit

Fansat të bindur që Kylie Jenner ka sjellë në jetë fëmijën e dytë

Fansat e Kylie Jenner duket se kanë vënë re një detaj të tretë që ajo ka sjellë në jetë fshehurazi fëmijën e saj të dytë.

Të mërkurën, fansat u bindën që thonjtë e rinj të shkurtër të Kylie-t ishin një tregues se ajo kishte lindur, raporton The Sun.

Nëna e një fëmije është e njohur për thonjtë e saj të gjatë dhe dramatik – por tregoi një manikyr francez shumë më të shkurtër në Instagram.

Artistja e thonjve Lisa Kon ndau një foto të thonjve të Kylie në rrjetet sociale dhe shkroi: “Kylie Jenner zgjodhi një manikyr klasik francez për të festuar Vitin e Ri”.

Një fans e ndau postimin në Reddit dhe spekuloi: “Këto janë padyshim “thonj për një nënë që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë’”.

Një tjetër ra dakord: “Po! Duke supozuar se ajo ndihmon në ndërrimin e pelenave dhe gjërave, akrilikët e gjatë janë si një gërvishtje e keqe që pret të ndodhë.”

“Wow ky model është i shkurtër për Kylie. Me shumë mundësi sepse ajo ka lindur fëmijën,” postoi një i tretë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci