Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, padi për ministrin e Bujqësisë Faton Peci.
Musliu dorëzoi “padi për shpifje”.
“Unë sapo e bëra këtë padi. Z. Peci do të ballafaqohet me mua në gjyq për shpifjet e plota, si dhe dëmtimit të imazhit tim”, tha ajo.
Kjo pas debatit që kanë pasur javën e kaluar në Komisionin Parlamentar për Bujqësi.
Derisa ishin duke diskutuar, Musliu është ngritur nga tavolina duke e quajtur rrugaç, dhe ia ka hedhur edhe gotën me ujë.
“Kjo tema e granteve unë e di që në adresa të caktuara ngjallë edhe nervozë, për shkak se njëri prej tyre je edhe ti (Ganimete Musliut). Me gjuhën që përfaqëson edhe mënyrat që i prezanton temat, e përfaqëson krimin ndaq me e ditë. Ajo pjesa e krimit në Ministri të Bujqësisë ka një mbështetje politike, e këtu po del që ti je njëri prej zyrtarëve me prapavijë”, ka thënë ministri Peci, derisa deputetja Musliu e ka quajtur ‘rrugaç’.
