Të fundit

Selakoviq: “Ndaj provokimeve të Kosovës përgjigjemi me zhvillim ekonomik”

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, ka deklaruar se “fakti që Serbia nuk u përgjigjet presioneve për Kosovën dhe Republikën Serbe dhe provokimeve të ndryshme, nuk do të thotë se është e dobët, por se ndonjëherë është më e mençur të heshtësh”, ka kumtuar Ministria serbe Punët e Jashtme.

Ai për TV Pink ka thënë se është e rëndësishme që “Serbia të zhvillohet me shpejtësi dhe ndaj provokimeve reagon duke forcuar besueshmërinë dhe pozitën e saj”.

Sipas tij, më e rëndësishmja është që “Serbia në periudhën e ardhshme të ruajë trendin rritjes së zhvillimit, që jep rezultate serioze”.

“Presidenti Vuçiq e ka thënë qartë se si bëhet kjo. Detyra jonë është ta ndjekim presidentin tonë dhe të përhapim tregimin e mirë për ne dhe të tërheqim investime të reja”, nuk harron Selakoviqi të shprehë servilizmin ndaj shefit të tij, dhe vazhdon duke deklaruar se kriza energjetike tregon se “sa e mirë dhe korrekte është politika e udhëhequr nga presidenti ynë Aleksandar Vuçiq” duke pretenduar se “fokusi i kësaj politike është interesi i Serbisë dhe qytetarëve të saj”./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci