Të fundit

Kurti e uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve me BE-në: Nga ky rrugëtim do të përfitojmë edhe ne

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai i ka uruar Shqipërisë rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci, teksa ka shtuar se nga ky rrugëtim do të përfitojë edhe Kosova.

“Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci