Të fundit

Dështimi më i madh i Kuvendit këtë vit: Mos zgjedhja e bordit të OSHP-së

Analisti politik, Albert Krasniqi, tha se mos zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, është dështimi më i madh i Kuvendit.

Për shkak të mosfunksionimit të bordit të OSHP-së, janë bllokuar rreth 350 milionë euro.

“Prej dështimeve më të mëdha të Kuvendit këtë vit është mos zgjedhja e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (e njohur si Gjykata e Tenderëve). OSHP është jofunksionale prej muajit mars, pasi anëtarëve u ka skaduar mandati. Prej asaj periudhe, asnjë tender publik për të cilin ka pasur ankesa nuk ka mundur të ekzekutohet. Rreth 350 milionë euro janë bllokuar të hyjnë në ekonominë e vendit. Në anën tjetër, është rritur numri i kontratave të negociuara, pasi mundësitë e ankesës janë shumë më të vogla”, ka shkruar ai.

Sipas Krasniqit nga dështimi i Kuvendit: Është dëmtuar zhvillimi i ekonomisë dhe është rritur mundësia për korrupsion; Janë dëmtuar bizneset që presin me muaj për të marr kontratat nga institucionet publike; Janë dëmtuar qytetarët të cilët nuk po marrin shërbimet e nevojshme (nuk ka as furnizim të rregullt me insulina); Po favorizohen bizneset e caktuara; Po dëmtohet buxheti i shtetit, pasi si pasojë e mungesës së konkurrencës reale paguhet më shtrenjtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci