Të fundit

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Sot zyrtarët  policor të stacionit të Fushë Kosovës,të mbështetur Njësiti për reagim të shpejtë,  kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë  në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore,kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë  një grup prej katër persoave të dyshuar.

Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

– E. O. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– M.M . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestrojnë gjësende (dyshohet të vjedhura) dhe 4 automjete që dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku  dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.

Lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci