Të fundit

Milan shënon fitoren e parë në Champions League

Skuadra e Milanit ka arritur të marrë fitoren e parë në formatin e ri të Ligës së Kampionëve. “Rossonerët” mposhtën skuadrën e Brugge, me rezultat 3:1.

Milani dhuroi spektakël para tifozëve vendas, duke nisur ecurinë e golave në minutën e 34-të.

Christian Pulisiq shënoi një supergol duke shënuar direkt nga goditja e këndit.

Brugge mbeti me një futbollist më pak pasi që Onyedika u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të dhe e kishte të pamundur të përmbyste epërsinë e milanistëve, ndonëse arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 51-të me Sabbe.

10 minuta pas golit të barazimit, Reijnders shënoi gol, për të rikthyer epërsinë e Milanit.

Mesfushori holandez shënoi përsëri pas 10 minutave, në minutën e 71-të, për ta dyfishuar epërsinë.

Milan shënoi edhe një tjetër gol me talentin 16-vjeçar Camarda, por goli i tij u anulua pas rishikimit të VAR-it për shkak të pozicionit jashtë loje.

Për Milanin kjo është fitorja e parë në Ligën e Kampionëve pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci