Të fundit

Osmani: Kosova e përkushtuar ta forcojë partneritetin me Turqinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun turk Rexhep Taip Erdogan dhe gjithë popullin Turqisë me rastin e Ditës së Republikës.

Në një postim në X, Osmani ka thënë se populli i Kosovës është falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Turqisë.

Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur të forcojë partneritetin me Turqinë.“I nderuar President Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite. Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe presim të shfrytëzojmë me entuziazëm të madh mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë”, ka shkruar Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci