Të fundit

Limaj në Suharekë prezanton dy kandidatët për deputetë

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka njoftuar për kandidaturen për deputetë të kryetares së degës së NISMA-s në Suharekë Jehona Rrafshi-Luma dhe Murtez Zekolli.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook tha se Rrafshi-Luma dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, mbajtëm takim me degën e NISMA-s në Suharekë.

Gjatë këtij takimi, pati mundësi të diskutohej për projektet dhe angazhimet e ardhshme të NISMA-së, duke sjellë përpara të pranishmëve një moment të veçantë, prezentimin e kandidatëve tonë për deputet, kryetaren e degës së NISMA-së në Suharekë,Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekollin.

Jehona dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë, andaj jemi të bindur se me mbështetje të gjerë dhe angazhim të sinqertë, Jehona, Murtezi dhe NISMA-ja do të jenë një forcë e fuqishme për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci