Të fundit

Rexhaj: Ligji për Hetim Parlamentar është shkelur kryesisht në çështjet e vendimmarrjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në një konferencë për media ka thënë se Ligji për Hetim Parlamentar është shkelur kryesisht në çështjet e vendimmarrjes.

Duke folur për këtë çështje, ai është shprehur se nuk mund të bëhet asnjë mbledhje pa shumicën e thjeshtë të anëtarëve që janë prezentë.

“Ne mendojmë që Ligji për Hetim Parlamentar është shkelur kryesisht në çështjet e vendimmarrjes, sepse në këtë kontekst nuk mund të bëhet asnjë mbledhje pa vendimmarrje, pa shumicën e thjeshtë të anëtarëve aty të cilët janë prezentë, e lëre më që të shkruhet ose të tentohet të shkruhet ndonjë raport dhe lëre më që të dërgohet në Kryesi të Kuvendit”.

“Në këtë mënyrë mendoj që në këtë rast anëtarët e tjerë të Komisionit Hetimor Parlamentar për Tekstet Shkollore kanë bërë shkelje të Ligjit për Hetim Parlamentar”, është shprehur tutje Rexhaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci