Të fundit

Jean-Denys Choule, përzgjedhësi i ri i Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka prezantuar gjatë ditës së sotme selektorin e ri të Përfaqësueses A për meshkujt.

Në një konferencë për media, sekretarja Elvira Dushku dhe menaxheri i ekipit përfaqësues Adriatik Rraci, së bashku me selektorin e ri, Jean-Denys Choulet shpalosën detajet e bashkëpunimit mes tyre.

Choulet zbuloi se vendosi të marrë drejtimin e Kosovës me synimin për ta rritur nivelin e paraqitjeve të mira në arenën ndërkombëtare, gjë që do ta kërkoj qysh në ndeshjet e këtij muaji në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2027.

Tekniku francez shtoi se puna e tij do të fokusohet në ndërtimin e një grup që punën me përkushtim të madh duyke përfshirë basketbollistë të rinj vendorë dhe se në kombëtare do të ftohen vetëm ata lojtarë që japin maksimumin në parket.

Choulet ka përcjell nga afër disa prej ndeshjeve të luajtura të shtunën dhe të dielën në Superligën e Kosovës për të parë formën e lojtarëve që i ka përfshirë në listën e gjërë.

Choulet zyrtarisht punën e tij te Kosova do ta nis të martën kur edhe do të grumbullohen “Dardanët” për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e nëntorit.

Në anën tjetër, koordinatori Rraci bëri të ditur se FBK-ja, kishte shumë opsione për stolin e selektorit por shtoi se zgjodhën francezin Choulet për shkak të përvojës së madhe në arenën ndërkombëtare.

“Dardanët” më 21 nëntor do të përballen me Zvicrën, ndërsa tri ditë më vonë do të kenë punë edhe me Irlandën, ndeshje këto që do t’i luajnë në udhëtim.

Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit, “Dardanët” do ti kenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të luajnë në shtëpi me Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci