Të fundit

Batatina synon blerjen e klubit të madh shqiptar, FC Shkupi

FC Shkupi mund të ketë sponsor të ri nga Kosova. Bëhet fjalë për familjen Batatina.

Tahir Batatina ka konfirmuar për Sportmania se kanë interesim dhe se do të nisin bisedime me drejtuesit e Shkupit për blerjen e klubit nga Çairi.

“Po, do të flasim me drejtuesit e klubit për këtë mundësi. Pas bisedimeve do të shohim se si do të rrjedhë situata e mëtutjeshme”, deklaroi për Sportmania, trajneri i FC Llapit, Tahir Batatina.

Kujtojmë se disa ditë më herët, u tha se presidenti aktual turk, Olgun Aydin pritet të largohet nga FC Shkupi dhe të njejtin dolën me një komunikatë, ku akuzojnë për padrejtësi dhe mes tjerash njoftuan se tërhiqen nga garat e Ligës së Parë.

Javëve në vijim pritet të shihet se çfarë do të ndodh brenda taborit bardheblu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci