Të fundit

Dua Lipa në probleme të mëdha me fqinjët e saj në Londër

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa si duket është në probleme të mëdha me banorët e lagjes në Londër ku ka blerë së fundmi një pronë në vlerë prej 6.75 milionë funta.

Dua ka dashur të bëjë disa ndryshime në vilën e saj por ka hasur në kundërshtime.

Këngëtarja ka aplikuar me një plan ku në shtëpi pritet të ndërtohet një pishinë, një dhomë me avull, dush, zhveshtore dhe një zonë relaksi.

Por planet për të rindërtuar duket se kanë mërzitur banorët lokalë dhe konservatorët , pasi ata janë kundër që të rrezohet pema dekorative, një lis panjë dhe një shelg, por edhe disa ndryshime në oborr.

Këshilli i përbërë nga konservatorët tha sot “këto ndërtime mund të dëmtojnë themelin e ndërtesës”.

Vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë Vitit të Ri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci