Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Republikës. Seanca do të fillojë në orën nëntë e gjysmë.
Presidentja Osmani në këtë seancë do ta bëjë adresimin e saj të fundvitit si çdo herë.
