Të fundit

UEFA nuk ulet as për diskutime, e refuzon direkt një kërkesë të Rumanisë

Federata Rumune e Futbollit i ka bërë një kërkesë të veçantë UEFA-s pas ndeshjes ndaj Kosovës, e pezulluar me rezultatin 0-0 në minutën e katërt të kohës shtesë.

UEFA nuk pranoi anulimin e kartonit të verdhë të marrë nga sulmuesi i kombëtares rumune Dennis Man.

Dennis Man e pranoi një karton të verdhë në minutën e 58-të dhe kështu u bë i padisponueshëm për ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve kundër Qipros.

Federata rumune shpresonte se kartoni i verdhë mund të anulohej nëse Rumania e fitonte ndeshjen nga gjyqtarët, pasi kjo do të nënkuptonte anulimin e të gjitha akteve brenda lojës.

Megjithatë, UEFA nuk e pranoi kërkesën e Rumanisë, ndaj Denis Man nuk do të mund të luajë kundër Qipros.

UEFA nuk u ul as për diskutime me rumunët.

“Ne bëmë një kërkesë për të specifikuar nëse Dennis Man, i cili mori një karton të dytë të verdhë, pezullohet, me kushtet që nëse rezultati është 3-0, të gjitha ngjarjet në ndeshje do të fshiheshin, domethënë Dennis Man nuk do të ishte i pezulluar. Mora sqarimin se jo”, ka thënë Andrei Vochin, zyrtar i Federatës së Futbollit të Rumanisë, në një deklaratë në mediat rumune.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci