Është sulmuar fizikisht një zyrtar policor në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në orët e para të mëngjesit.
I dyshuari në atë moment ishte nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti është arrestuar menjëherë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
