Ndeshja mes Zvicrës e Kosovës e paraparë të zhvillohej sot me fillim nga ora 19:30 është shtyrë.
Kështu ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.
Sipas njoftimit të FBK-së, ndeshja është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës.
“Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë.
Federata e Basketbollit e Kosovës do të ju njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Kjo ndeshje i përket parakualifikueseve për Kampionatin Botëror.
