Të fundit

Peci kallëzim penal ndaj Paris Gurit dhe Lumir Abdixhikut, bën akuza të rënda

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të premten ka paraqitur kallëzim penal ndaj kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Paris Gurit dhe vetë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Në kallëzimin penal thuhet se Guri si pjesë e një grupi kriminal ka shtyrë fermerët përfitues të granteve që të deklarojnë se kanë ofruar ryshfet për të fituar këto grante.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari Paris Guri si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar-organizuar, së bashku me disa persona të tjerë, me qëllim të dëmtimit të të dëmtuarve si në aspektin e imazhit politik dhe atij persona, me dashje shtytin personin (fermerin) e quajtur Hamdi Gashi si dhe fermerë të tjerë, të cilët ishin përfitues të granteve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që të deklarojnë në publik dhe të bëjnë lajmërim të rremë tek organet e rendit në premtim të shpërblimit material, gjoja se ishin të detyruar të jepnin ryshfet tek të dëmtuarit në mënyrë që të bëheshin përfitues të granteve, duke tentuar më pas edhe shantazhimin e të dëmtuarit dhe punonjësve të tjerë të ministrisë”, thuhej në këtë dokument të cilin e ka publikuar ministri Peci.

Ai ka thënë se “sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!”.

Sipastij, të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!

“Njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon”, ka shkruar Peci.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci