Trajneri i Man.United, Ruben Amorim e ka filluar me një barazim punën e tij në skuadrën e Manchester United.
United barazoi 1-1 si mysafir i Ipswich Town.
Rashford shënoi pas vetëm 2 minutash lojë ndërsa Hutchinson barazoi në minutën 43.
Madje vendasit ishin më të mirë deri në fund por shifrat mbetën të pandryshueshme.
Me këtë barazim, United pozicionohet e 12 me 16 pikë, kurse Ipswich ka 9 pikë në pozitën 18.
