Të fundit

Protestë e ashpër nga opozita në Tiranë, lirohen 21 protestues

Pasi qëndruan në ambientet e komisariatit për disa orë, janë lënë të lirë 21 protestues të ndaluar nga policia në protestën e së martës në Tiranë.

Deputetja Lindita Metaliaj bën me dije se protestuesit e ndaluar ishin nga Lezha dhe Shkodra dhe ata qëndruan prej mbrëmjes së djeshme në komisariatin nr.6 në Tiranë.

Metaliaj e cilësoi ndalimin e protestuesve si të paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Mbrëmjen e kaluar opozita mbajti për më shumë se 3 orë të bllokuara 5 kryqëzime kyçe të Tiranës. Gjatë protestës pati dhe momente tensioni, ku protestues dhe përfaqësues të opozitës u përplasën me policinë, e cila përdori dhe ujin me presion për t’i larguar nga rruga.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci