Policia e Kosovës ka njoftuar se nata e ndërrimit të motmoteve ka kaluar me incidente të vogla dhe lëndime të lehta ndërkohë që s’ka pasur aksidente në trafik.
Sipas Policisë janë raportuar vetëm disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.
Ndërkaq deri në orën 00:00 nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet.
“Policia e Kosovës të gjithë qytetarëve të vendit ua uron vitin e ri 2022, të jetë edhe ky vit, vit i bashkëpunimit të qytetarëve më policinë, në të mirë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës”, shkruhet në komunikatën e Policisë.
