Policia i ka arrestuar 7 persona në kryeqytet për ‘lëndim të lehtë trupor’.
Kjo pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur në ora 3 të mëngjesit.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të dyshohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
